Kjo faqe synon t’i japë mundësi të interesuarve ndaj reformës në arsim, që të kontribojnë në procesin e rishikimit të ligjit të arsimit parauniversitar. Nxënësit, prindërit, mësuesit, drejtuesit arsimor dhe përfaqësuesit e qeverisë vendore nëpërmjet ideve dhe sugjerimeve të tyre mund të luajnë një rol tepër të rëndësishëm në hartimin e këtij ligji.

Kjo faqe përmban informacion jo vetëm rreth projektit por edhe mbi arsimin parauniversitar, si dhe legjislacionin përkatës. Një pjesë tepër e rëndësishme e kësaj faqeje do të jetë forumi, i cili do t’i japë mundësi të gjithëve që të diskutojnë rreth problemeve të arsimit parauniversitar si dhe çështjeve që do të trajtohen nga ky projekt. Të gjitha mendimet e paraqitura në këtë faqe, sëbashku me opinionet e grumbulluara në rrugë të tjera, do t’i paraqiten politikbërësve dhe ligjvënësit. Kështu pjesmarrja në këtë forum bën gjithësecilin prej jush një kontribues në hartimin e një ligji gjithëpërfshirës, i cili synon të zgjidhë probleme konkrete të arsimit dhe mbi të gjitha një ligji të zbatueshëm.

Stafi i projektit do të jetë vazhdimisht i gatshëm për të lehtësuar praninë tuaj në diskutimet e forumit.