Ndryshimet qe pasuan ngjarjet e viteve 90, shenjuan dukshem politiken dhe politikat qeverisese ne shoqeri. Disa fjale me shume se disa te tjera, u shnderruan  ne etiketen e dites, etikete e cila shpesh here shoqeronte ceshtje me nje karakter specifik. Midis fjaleve te bera popullore gjate ketyre 20 viteve te fundit,  fjale apo me saktesisht nocione si: demokraci,  tregu i lire apo transicioni, dukshem spikaste edhe decentralizimi, qe me gjasa u konvertua ne nje prej lajtmotiveve me te rendesishme te teresise se ndryshimeve, neper te cilat pritej te kalonin sektoret e shumte te shoqerise sone.

Specifikisht do te doja te ndalesha ne rendesine, mundesine dhe impaktin e procesit decentralizues ne arsimin parauniversitar.

Prej vitit 2000 Qeveria Shqiptare ka treguar nje angazhim serioz ne kete drejtim, mund te permendim ketu Ligjin nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, dhe nje sere dokumentash strategjike, te cilat lidhen kryesisht me decentralizimin ne arsim. Procesi i decentralizimit ne arsim, perqendrohet kryesisht ne ndarjen e përgjegjësive funksionale në sektorin e arsimit ndërmjet niveleve të qeverisjes, dhe se dyti ne identifikimin e kushteve për të rritur përgjegjësinë mbi funksionet që priten të decentralizohen, prej nivelit qendror perkundrejt atij vendor.  Natyrshem kushdo mund te  vere ne dyshim apo te pyese se perse decentralizimi mbart nje rendesi te tille per shoqerine tone? Ne kete rast do te pergjigjesha se procesi i decentralizimit synon te sjelle procesin vendim-marres sa me prane komunitetit dhe me ate nivel qeverises që ofron shërbimin. Avantazhet qe pasojne decentralizimin nuk jane te pakta; sherbimet do te ishin tashme me prane komunitetit, i cili midis te tjerash do te ish me i motivuar  te marre pjese ne procesin qeverises, dhe sigurisht mundesia e kesaj pjesmarrje do te ish me e lehte. Nenpunesit e qeverisjes vendore jane me te ndergjegjshem perkundrejt nevojave te vecanta, duke qene se jane me prane komunitetit. Gjithashtu me nje qeverisje vendore se ciles i jane atribuar me teper funksione, procedurat burokratike kishin per te qene me te thjeshta.

Procesi i decentralizimit ne vetvete paraqet edhe rreziqe, mund te ndodhe qe sherbimet e ofruara te perkeqesohen ne cilesi si rezultat i mungeses se kapiciteteve te nevojshme per te perballuar pergjegjesite e transferuara, nga ana tjeter edhe politikat qendrore mund te gjenden ne nje pozicion te pasigurt perkundrejt sfidave te mundshme te grupeve te caktuara me influence ne qeverisjen vendore. Megjithate nepermjet nje balancimi te kujdeshem midis centralizimit dhe decentralizimit, shoqeruar kjo edhe me ndergjegjesimin perkundrejt risqeve dhe mundesive qe mund te pasojne kete proces, perfundimet do te ishin te kenaqshme.

Ne situaten aktuale shkollat lejohen te krijojne te ardhura nepermjet veprimtarive si dhenia me qera e mjediseve  apo edhe nepermjet kontributeve te ndryshme, sic mund te jete kontributi i prinderve.Gjithashtu edhe mirembajtja e shkolles sigurohet prej pushtetit vendor si edhe botimi dhe shtypja e teksteve shkollore jane liberalizuar krejtesisht.

Megjithate mund te thuhet se menaxhimi i asimit mbetet qendror, krijimi  13 drejtorive arsimore rajonale dhe ndertimi i 24 zyrave arsimore kane mundesuar delegimin e nje sere pergjegjesive dhe kompetencave, te cilat perbejne edhe bazen e parakushteve per arritjen e nje procesi decentralizimi te suksesshem.

Decentralizimi ne arsim, eshte i lidhur ngushtesisht me shperndarjen e pergjesive prej pushtetit qendror drejt pushtetit vendor si dhe trasferimin e disa kompetencave prej pushtetit qendror drejt strukturave te saj ne nivel vendor sic jane Drejtorite Arsimore Rajonale, Zyrat Rajonale dhe vete shkollat.

Megjithate mbetet dyshimi nese decentralizimi do te ndihmoje progresin dhe situaten ne arsim me teper sesa centralizimi, e ky shqetesim nuk eshte i pa baze. Decentralizimi ne arsim, perkon gjithaq edhe me afrimin e komunitetit  dhe kontributin e tij. Sidoqofte vendi yne nuk ka nje tradite te hershme ne perfshirjen e komunitetit ne hartimin e politikave te arsimit. Bordet e shkollave, keshillat e prinderve dhe te studenteve, jane fenomene te viteve te fundit, per kete nje interes te vecante do te kishte edhe kualifikimi apo trajnimi i aktoreve ne fjale, per te rritur keshtu impaktin e kontributit te tyre.Ne ndihme te procesit do te vinte edhe nje kuader ligjor i orientuar drejt minimizimit te influences politike duke krijuar hapesirat e nevojshme per nje operim funksional te keshillave shkollor ne vendim marrje. Mbi te gjitha procesi i decentralizimit duhet te perkoje  me efikasitetin administrativ dhe transparencen, te cilat jane thelbesore per kurorezimin e suksesshem te tij.

Griselda Qosja
Koordinatore e Parlamentit Rinor