Nga te gjithe po vihet re qe ne arsimin parauniversitar problemet po shtohen dita-dites. Kjo eshte kuptuar edhe nga vete ministri. Per kete arsye “fabrikohen” cdo dite reforma te reja e kerkesa te reja, qe ne te vertete nuk jane ne dobi te askujt. Nese vini ndonjehere ne Drejtorine Arsimore te ********, ne hyrje do te gjeni te listuar dokumentat qe duhet te plotesoje nje interesuar per pune se bashku me orarin e pritjes se “popullit” nga drejtoresha ******** *******. Po a mjaftojne ato dokumenta qe kerkohen aty? Per dike po e per dike tjeter jo. Ne vend te asaj liste dokumentash, qe nuk ka nevoje te shkruhet, sepse eshte e nenkuptuar qe po pasur nje diplome fakulteti nuk mund te punosh dot ne asnje shkolle, eshte mire te shkruhet nje tjeter liste: LISTA E KRITEREVE e bashkeshoqeruar me kreditet perkatese. Ne kete menyre do te ishte zgjidhur problemi i korrupsionit dhe i nderhyrjeve ne kete institucion. Po kjo nuk behet. Edhe kur drejtoreshes, ne nje nga ato takimet me te , i eshte kerkuar te pohoje se cilat jane kriteret qe kerkohen nga kjo drejtori per t’u punesuar, ajo eshte pergjigjur me fjale ofenduese ete palogjikshme. Pra, eshte e kote qe Ministria e Arsimit ta kerkoje problemin aty ku nuk eshte e te saje reforma bosha.

This post was submitted by Aida.