Klasat e pesta dhe te nenta aktualisht te ‘privuara’ nga e drejta per tu arsimuar dhe ne lenden e edukimit figurativ si ne lendet e tjera te dyta ekujvalente.!

-Ne kuader te reformimit te sistemit arsimor nga ana e digasterit ,ministria e arsimit dhe shkences, eshte bere nje pune e mire qe vlene per tu levduar, sidomos keto 4-5 vitet e fundit.

-Ne kete kontekst do desha te trajtoj nje problem-shqetesim qe preokupon jo vetem mesuesit e lendes se edukimit figurativ ku edhe une bej pjese, por pa dyshim dhe nje numer te konsiderueshem nxenesish me dhunti natyrale-artistike te ciklit te larte te shkollave 9 vjeçare jo vetem ne zonen tone – Mirdite, por jam i bindur qe dhe kolege te tjere mesues apo nxenes te shumte ne shkolla te ndryshme analoge i shqeteson nje problem i tille, si me poshte;

-Po behen dy vite mesimore-akademike qe, ne shkollat 9 vjeçare eshte hequr lenda e edukimit figurative per klasat e pesta,si rezultat organizimit te ri e i kalimit e trajtimit te kesaj grup moshe nxenesish ne ciklin e ulet fillore.

-Sipas mendimit tim do te ishte me e udhes qe keta nxenes te klasave te pesta te mos u hiqej edhe ai 1-ore e vetme mesimi ne jave nga mesim-dhenja me mesues te profilit. Kjo gje nuk pengon, per me teper dhenja e lendes se edukimit figurative nga mesues te profilizuar do te ndikonte ne zbulimin e talenteve te reja, trajtimin ne kohe e me profesionalizem dhe perkushtim edhe ndaj nxenesve te tjere bashke-moshatare por me prirje e drejtim-natyror ne lendet e para te shkencave e te tjera te rendesishme per ta.

-Ashtu sikunder edhe lendet e tjera edhe lenda e vizatimit ka lidhje nder-lendore te cilat, te dhena nga mesues te profilizuar do te ndihmonin shume kete grup-moshe ne te nxenit me shpejt ne kohe por edhe nga ana ideo-estetike konceptuale e profesionale.

-Te njejtin shqetesim do te desha te ndaj me ju edhe per nxenesit e klasave te nenta te ciklit te larte te shkollave 9 vjeçare,per te mos thene se ne kete rast kemi te bejme me nxenes te trajtuar nder vite, por sapo perfundoine klasen e tete shkepusin ç’do lidhje me vizatimin-artet figurative ne pergjithesi, keshtu e gjithe ajo pune e mire e bere nga mesuesit ne bashkepunim me nxenesit e spikatur e pa dyshim dhe investimi i bere nder keto vite iken dem duke shkeputur lidhjet ne momentin me kritik, atehere kur nxenesi ka me shume nevoje per kete mbeshtetje profesionale-didaktike te profilizuar,plot nje vit shkollor-akademik i cili shenon dhe deshtimin e plote te arritjeve e ‘skrificave’ duke ja lene spontaneitetit suksesin e mundeshem.

-Nese themi se jemi me vonese ne kohe, lidhur me trajtimin e mesim-dhenjes me mesues te profilizuar per klasat e pesta, qe per mendimin tim duhet shume kohe me pare, ndofta qe nga klasa e para, apo te pakten nga klasa e trete fillore.

-Po me nxenesit e klasave te nenta, te cilet deri edhe ne klasen e tete jane trajtuar me mesim-dhenje ne lenden e edukimit figurativ, si do tu veje halli ketyre nxenesve ‘jo te paket’ne numer, te klasifikuar si te talentuar apo me prirje te dukshme ne artet figurative dhe qe pasi te kryejne 9 vjeçaren deshiroine te ndjekin arsimimin e tyre ne shkollat e mesme artistike e me lart, por qe sipas meje pa-drejtesisht jane te privuar nga e drejta e marjes (nxenjes) mesim ne lenden e edukimit figurativ ne vazhdimesi.!?

-Dhe jo vetem per ta krahasuar me lenden e edukimit muzikor,apo ate te edukimit fizik, te cilat vazhdoine te trajtohen ne mesim-dhenje dhe ne klasen e nente dhe per me teper 2 ore ne jave.!

-Me kete nuk dua te nenkuptoime se nuk vlene qe klasat e nenta te bejne muzike apo fiskulture 2 ore ne jave, por me te drejte mendoj se nuk ka ndonje arsye apo argument shkencore e didaktik qe do te justifikonte kete ‘diskriminim’ndaj te drejtes se tyre per tu arsimuar ne menyre ekujvalente dhe ne lenden e edukimit figurativ.

-Keshtu, duke u dhene mundesine dhe klasave te nenta te vazhdonin pa-shkeputje me lenden e vizatimit, per rrjedhoje do te ndihmonim shume dhe ne menyren me te mire te mundeshme keta nxenes te konsiderueshem ne numer, te klasifikuar si te talentuar apo me te dhena natyrore me drejtim-artistik, nje-kohesisht do te vleresonim drejte dhe kontributin e punen e perkushtuar disa vjeçare te mesuesve respektiv, ne zbulimin, nxitjen e mbeshtetjen e tyre me qellim vazhdimin e asrsimimin professional te me tejshem.

-Duke perfunduar arsyetimin tim, njeherazi mendoj se afrova nje mendim e shqetesim qe prej shume kohesh eshte prezent ne bisedat me nxenes te shumte e te talentuar, mes kolegesh, por edhe te profileve te tjera ne mjediset e shkolles dhe jashte saj, nga problematikat e shumta qe preokupoine dhe vete prinderit per te ardhmen e femijeve te tyre. Se-bashku keshtu te mund te kontribuonim sado-pak ne nxitjen e arsimimin e me tejshem te brezave te rinj ne drejtime e profile te ndryshme, ne baza profesionale-shkencore, e keshtu nje herazi do te munde te benim detyren tone ndaj shoqerise dhe shtetit. E pse jo, se-bashku do te munde te ndjeheshim disi me te relaksuar per ate ç’ka kemi arritur sot e ne prespektive edhe pse jo fort te mbeshtetur financiarisht.!

Me respekt;

Zef Lleshaj –piktor-mesues edukimit-figurativ.

This post was submitted by zef lleshaj.