Jam një mësuese me një eksperience 17 vjeçare dhe me të gjitha kualifikimet (trete dhe te dyte). Gjithashtu jam e pajisur me çertifikata kualifikuese per trajnime te ndryeshme që janë bërë.Gjithashtu kam një notë mesatare nga shkolla e lartë 8 dhe nga vlersimet që më janë bërë nga inspektimet e DAR-it jam vlersuam me shumë mirë.Por ndërrimi i vendbanimit për shkaqe të një fëmije shumë të sëmurë i cili kërkon mjek të specializuar më ka detyruar që të bëhem punëkërkuese pranë DAR-it Durrës prej tre viteve. Në asnjë rast gjatë këtyre viteve nuk më është dhënë mundësia që kriteret e mia të merren parasysh, megjithëse për lëndën që unë jap Histori-Gjeografi janë punësuar mësues që sapo kanë mbaruar shkollën ose që janë poshtë kritereve që unë kam. Do t’ju lutesha që të më jepnit ndonjë mendim se si unë mund të gjej zgjithje problemi im. Kam kërkuar që problemin ta percjell edhe në ministri, por nuk më kanë dhënë të drejtë që të takohem me ministrin.

This post was submitted by Rajmonda Pershaku.