Jam shume e lumtur qe po shkruaj dicka per arsimin.Po shkruaj si ish mesuese dhe si prind.Si fillim nuk po shkruaj artikull,por po shkruaj per dicka qe me dhemb.Me dhemb shume qe vendi im nuk po ecen dot perpara, sepse nuk na e ka fajin askush, por e kemi fajin vete.Ne nuk po edukojme dot femijet tane me nje edukate qe t’i pershtatet asaj ku duam n te vemi.Dhe per kete fajin me te madh e ka shkolla.A, si nuk e dini qe mesueve tane u mungon eduakata e te sjellurit, e te folurit.A e dini qe femijet qe ne kopsht kane frike te shkojne atje, se i pret nje edukatore e vrazhde, ndoshta dhe me nje shkop ne dore.A e dini qe mesues rrahin femije, i ofendojne e ata nuk e durojne dot fyrjen dhe behen objekt i nje debati, ku ata dalin te humbur.A e dini se nxenes qe nuk shkeqejne ne disa lende, por iu pelqen letersia ,mesuesja nuk ia lexon fare hartimin, se ai quhet nxenes i dobet dhe ajo i ve note negative ?Jo reforma duhet te filloje nga keto probleme.Po nuk filloi ketej,po nuk u pa brezi i ri si e ardhmja e ketij vendi, po nuk u edukuan femijet me nje edukate te qyteteruar,nuk ka Shqiperi te qyteruar.Me kete sy duhet te shihet edhe mesuesi edhe drejtuesi.Te percoje edukate pune, aftesi ,kompetence dhe mbi te gjitha dashuri.Shume pak mesues dhe drejtues i kane keto aftesi.Ato e shohin profesionin si sigurim te ardhurash mujore vend pune i siguruar dhe aspak ndenje dhe detyre.Skolla ne vendin tone nuk i jep mundesi nxenesit te shfaqe talentin ne fushen qe ai mundet.Ne shkollen tone vihen ne gare edhe peshku, edhe zogu, edhe breshka.Secila nga keto kafshe di ta beje nje gje me mire se tjera,por qe nuk mund te garojne se bashku.A eshte detyra e mesueve ta evidentojne kete gje? A mund ta bejne nje nxenes qe nuk eshte i mire ne matematike, te ndihet mire ne shkolle se eshte i mire ne fiskulture, apo edhe ne vizatim? Si jane femijet sot do te jete e ardhmja neser, nuk eshte shprehje qe i ka ikur koha.

This post was submitted by Thomaidha Cullufe.