Per cdo nivel te perfshirjes se prinderve, (shkolle, lokal dhe kombetar) mendoj se duhet:

a-Ndergjegjesim per rolin dhe pergjegjesine, duke pershtatur mesazhet per cdo nivel.

b-Krijim e botim i literatures per prinderit, krijimi i dhomes dhe kendit te prinderve ne shkolle, etj.

c-Ngritja e kapaciteteve. Trajnim sipas specifikave te cdo aktori e niveli, krijimi dhe trajnimi I Trajnereve ne cdo rreth, pergatitja e njeManuali si udhezues per veprimtarine e perditeshme te Bordit.

d-Monitorimi i tegjitha veprimtarive ndergjegjesuese e trajnuese, duke vleresuar punen hap pas hapi dhe duke dhene mendime konkrete per zgjidhje. Per cdo rast, personi i ngarkuar per veprimtarite, te kete mundesi te keshillohet ne cdo moment, per te marre vendimet e duhura.

e- Per perfshirjen e prinderve ne vendimmarrje, te krijohen strukturat perkatese duke permiresuar kuadrin ligjor ne bashkepunim jo vetem me MASH, por me te gjithe aktoret ne fushen e edukimit.

f- Ngritja e nje organizmi te perbashket me perfaqesues te institucioneve shteterore pergjegjes per edukimin, te prinderve dhe te aktoreve te tjere te shoqerise civile, I cili te kete tagrin dhe pergjegjesine mbi gjithe ecurine e edukimit.

g- Krijimin e Qendrave per trajnimin e prinderve ne cdo rreth dhe modelin e nje shkolle te hapur per te gjithe prinderit.

m- Te krijohetrrjeti i Bordeve te shkollave, rajonal dhe kombetar ku Shoqata dhe Konfederata e Prinderve te organizoje dhe drejtoje te gjithe procesin.

Aktiviteti me prinderit duhet te mbeshtetet sipas institucioneve:

  • Ne shkolle ————— Bordi i shkolles
  • Ne rreth —————- Shoqata (Bordi rajonal i arsimit)
  • Kombetar ————– Konfederata e Pr. (Bordi kombetar i arsimit )

Prinderit asnjehere nuk punojne vetem. Ne themel te punes se tyre ata kane “partneritetin” dhe bashkepunimin jo vetem ne nivel kombetar por, edhe Ballkanik (me Shoqaten Ballkanike) , edhe nderkombetar ( me Shoqaten Europiane te Prinderve SHEP) .Ngritja dhe fuqizimi i strukturave te prinderve dhe zgjerimi i bashkepunetoreve e partnereve , do fuqizonte bashkepunimin me struktura homologe rajonale e nderkombetare dhe do te ndihmonte ne perfshirjen e Shoqates Kombetare te prinderve ne keto struktura. Per realizimin e mendimeve te mesiperme, eshte i nevojshem hartimi i nje plani, ku te percaktohet me konkretisht rruga e realizimit dhe “paketa e aktiviteteve perkatese per cdo nivel”, duke e pasuruar e zgjeruar dhe me ide te reja.

Nga Hysni Elezi