Jam nje mesues qe per rreth 12 vjet kam punuar ne nje shkolle te mesme te pergjithshme. Ne momentin kur une jam punesuar ne kete shkolle, u futa ne vendin vakant te nje mesuesi qe doli ne pension. Me pas ne menyre graduale ne kete shkolle erdhen dhe mesues te tjere te profilit tim. Shpesh here lindnin debate sepse keta mesues futeshin e merrnin nga oret e mesuesve me te vjeter. I kam te gjitha kualifikimet e nevojshme,diplomen e universitetit te mbaruar me sistemin e dites,deshmi te mbrojtjes se gjuhes angleze, e disa deshmi te perdorimit te kompjuterit. Papritur vjet ne shtator me vjen nje urdher i papritur per shkurtimin tim nga puna nderkohe qe ne katedren tone u shtuan oret mesimore si rezultat i shtimit te klasave. U punesova perreth 4 muaj si mesues me kontrate e tani jam pa pune. Ne ate shkolle erdhen dhe u punesuan mesues te tjere. Askush nuk na sqaron sa do te zgjase kjo gjendje. Aktuakisht jam i papune.  Me respekt per kete faqe per arsimin pres nje pergjigje qofte kjo dhe jo e mirepritur.

This post was submitted by ROLAND RRUSHI.