Ligji i Arsimit Parauniversitar Përball Konsultimit të Gjerë

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros, në kuadër të mbështetjes së zhvillimit të sektorit të arsimit në Shqipëri është duke zbatuar projektin me titull: Ligji i Arsimit Parauniversitar Përball Konsultimit të Gjerë”. Qëllimi kryesor i projektit është tërheqja e mendimit të grupeve të gjera të përfshira në ofrimin dhe përftimin e shërbimit arsimor rreth përmirësimit të legjislacionit të arsimit parauniversitar. Projekti është planifikuar në përputhje me procesin e rishikimit të legjislacionit të arsimit parauniversitar i cili drejtohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Produkti përfundimtar i projektit do të jetë një raport i cili do të pasqyrojë përvojat e grupeve të përfshira në sektorin e arsimit paraunviersitar në lidhje me legjislacionin arsimor në fuqi me qëllim pajisjen e politikbërësve me informacion të strukturuar rreth dinamikës së niveleve të poshtme të sektorit.

Projekti do të vër në zbatim katër instrumente kryesor për garantimin e shkallës së nevojshme të konsultimit me grupe të përfshira në sektorin e arsimit parauniversitar.

  1. Realizimi i fokus grupeve me pjesmarrjen e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të cilat ndodhen në fokusin e projektit. Fokus grupet do të përbëhen nga persona me status të njëjtë. Materiali që do të ndihmojë/orientojë në përcaktimin e temave për çdo fokus grup do të sigurohet nga teksti i legjislacionit në fuqi duke marrë në konsideratë përvojën e drejtpërdrejtë që mund të kenë gupet përkatëse me pjesë të caktuara të legjislacionit. Fokus grupet do të shërbejnë gjithashtu për të identifikuar tema të cilat do të trajtohen më gjerësisht përgjatë tryezave të diskutimit.
  1. Tryezat e diskutimit do të ushqehen gjithashtu edhe nga diskutimet në forumin online i cili do të vihet në dispozicionin e të gjitha grupeve të cilat gjenden në fokus të projektit. Forumi online do të mundësojë diskutime dinamike bazuar në tema të cilat do të identifikohen nga fokus grupet dhe tryezat e diskutimit. Forumi online do të ndihmojë gjithashtu në tejkalimin e pengesave gjeografike si dhe do të sigurojë një ndërveprim të vazhdueshëm i ndryshëm ky nga natyra e ndërveprimit periodik që sigurohet prej tryezave të diskutimit apo fokus grupeve.
  1. Projekti do të vër gjithashtu në përdorim edhe aplikacionin “twitter” i cili do të përdoret nga persona kyç në procesin e rishikimit të legjislacionit të cilët do të mbahen në kontakt të vazhdueshëm me prurjet kryesore prej procesit të konsultimit. Përdorimi i tëiterit do të ndihmojë shpalosjen e gjetjeve të projektit por do të ndihmojë njëkohësisht edhe individ apo grupe të ndryshme të cilat kanë një interes apo pikpamje të caktuar rreth legjislacionit aktual dhe asaj që duhet mbajtur në konsideratë nga legjislacioni i ri.

Procesi i konsultimeve do të ketë në vëmendje të posaçme çështje të tilla si:

  1. Thellimi i decetralizimit në arsimin parauniversitar
  2. Sigurimin e cilësisë
  3. Forcimin e pjesmarrjes së prindërve/klientëve në jetën e shkollës dhe përcaktimin e shërbimit arsimor

Grupi i synuar

Grupi i synuar prej projektit do të jenë nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindër anëtarë të bordeve të shkollave, përfaqësues të pushtetit vendor, personeli i Drejtorive Arsimore Rajonale

Shtrirja gjeografike

Projekti do të shtrihet në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Kukës dhe Lezhë.

Kalendari në terma të përgjithshëm

  • Realizimi i Fokus grupeve Gusht-Shtator 2010
  • Realizimi i tryezave të dikutimit dhe diskutimeve në forumin online Shtator-Tetor 2010
  • Përgatitja e raportit dhe prezantimi i tij Tetor-Nëntor 2010.