eshte nje pyetje qe ja bej vetes si ne retrospektive, ashtu edhe ne te tashmen.Ne retrospektive si ish nxenese e tashme si nene.cfare ndodh? Perse te rinjve nuk u pelqen shkolla.Nuk do te doja te gjeja pergjigje nder libra e teori,por ne praktiken mesimore shqiptare.
A jane te motivuar shpirterisht nxenesit?Mos perpiqemi tu instalojme ne veten e tyre nje menyre te nxeni qe nuk u perket? Mungon pedagogjia? A jane mjatueshem ne ekuiliber me egon e tyre mesuesit,aq sa te pranojne natyrshem nje rini krejt ndryshe nga e tyrja? Ne nje shoqeri ku mbret eshte materialja, ka shume, gjithnje e me shume njerez te palumtur, te afte apo jo ne profesionin qe ju kane zgjedhur.Per keta te rinj, zgjedh shteti,prindi, dhe shume rralle keto zgjedhje perkojne me deshirat e te rinjve.Prinderit e pasur mund te dergojne femijet e tyre ne shkollat me te shtrenjta e me te respektueshme ne bote.Ja pra, respekti i arsimit paska nje cmim….por a jane keta studente potencialisht te afte,panvaresisht nga diploma e marre,te jene te lumtur me zgjedhjen e blere? Njerez te lumtur,ja cfare edukimi ne pergjithsi duhet te perpiqet te bejme.Njerez qe dine se cfare duan, qe nuk kane frike nga gabimet e tyre,qe jane krenare per vlerat e familjes se tyre,panvaresisht nga te mirat materiale.Shqiperia nuk eshte vendi i mundesive,perkundrazi,eshte vendi i pamundesive, ndaj edhe vlerat jane relative, ndaj edhe njerezit e palumtur ne shpirt jane te shumte, ndaj edhe kurajoja qytetare eshte fshehur ne ishullin e askundit,dhe tashme ngjan si legjende…ndaj edhe njerezit kane nje frike genetike,…..si ta gjejme paqen?….mes librave te shkruar per kultura te tjera…deri kur? deri kur ne do te vazhdojme te quajme te miren e tjetrit edhe tonen?….si ka mundesi te kesh nje rini qe nuk mendon me koken e vet, qe nuk ka kuraje te jete e re, si ka mundesi qe ne shqiperi ende lindin pleq…deri kur?…

This post was submitted by helen.