Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria. Arsimi është edhe një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqendrushmëri, përkundrazi, ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë shkollor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 20 vitet e fundit, kanë treguar se arsimiRead More →

Status Quo Kur isha në fillore (e deri në fund të shkollës së mesme) drejtori i shkollës ishte “edhe ligj edhe maliq”. Vullneti i tij ishte ligj dhe ligji sigurisht që zbatohej ose nuk zbatohej në varësi të vullnetit të tij.Në atë kohë, duke mos njohur një realitet të dytë, mendoja se kështu ishte e thënë, se kështu (si të thuash) e kish shkruar Perëndia. Ndodhte shpesh që të xhindosesha me Perëndinë dhe përgjithësisht kam patur vlerësim shumë të ulët për aftësitë e tij organizative. Me kalimin e viteve fillova të kuptoj se ka edhe realitete të tjera të administrimit të shkollës gjetkë në PerëndimRead More →

Ndryshimet qe pasuan ngjarjet e viteve 90, shenjuan dukshem politiken dhe politikat qeverisese ne shoqeri. Disa fjale me shume se disa te tjera, u shnderruan  ne etiketen e dites, etikete e cila shpesh here shoqeronte ceshtje me nje karakter specifik. Midis fjaleve te bera popullore gjate ketyre 20 viteve te fundit,  fjale apo me saktesisht nocione si: demokraci,  tregu i lire apo transicioni, dukshem spikaste edhe decentralizimi, qe me gjasa u konvertua ne nje prej lajtmotiveve me te rendesishme te teresise se ndryshimeve, neper te cilat pritej te kalonin sektoret e shumte te shoqerise sone. Specifikisht do te doja te ndalesha ne rendesine, mundesine dhe impaktin e procesitRead More →