Status Quo

Kur isha në fillore (e deri në fund të shkollës së mesme) drejtori i shkollës ishte “edhe ligj edhe maliq”. Vullneti i tij ishte ligj dhe ligji sigurisht që zbatohej ose nuk zbatohej në varësi të vullnetit të tij.Në atë kohë, duke mos njohur një realitet të dytë, mendoja se kështu ishte e thënë, se kështu (si të thuash) e kish shkruar Perëndia. Ndodhte shpesh që të xhindosesha me Perëndinë dhe përgjithësisht kam patur vlerësim shumë të ulët për aftësitë e tij organizative.

Me kalimin e viteve fillova të kuptoj se ka edhe realitete të tjera të administrimit të shkollës gjetkë në Perëndim të cilat jo se janë bekuar nga ekzistenca e ndonjë perëndie më zemërpulë, por se kanë një administrim më të mirë dhe një qeverisje më demokratike. E meqë ra fjala tek qeverisja, më pëlqen që mes termave administrim dhe qeverisje, përsa i përket shkollës, të zgjedh këtë të dytin, sepse sendet administrohen, ndërsa njerëzit qeverisen (dhe do të më pëlqente që njerëzit të trajtohen si njerëz). Fatkeqësisht nuk ndodh rrallë që të ndeshësh mendësi administruese në shkollat tona. E nga ana tjetër sistemi i centralizuar i vendimmarrjes së arsimit është gjithashtu (në mos një problem) një burim problemi. Në një kohë që arsimi ynë duhet të shkojë drejt një sistemi të decentralizuar dhe të një qeverisjeje demokratike të shkollës, të dyja këto çështje kanë marrë zgjidhje…por kjo vetëm në letër. Strategjia e arsimit parauniversitar është një dokument bashkëkohor dhe i mbështetur në ekspertizë të kualifikuar , por ndryshe nga një poster që mund të ngjitet kollaj mbi një shtyllë apo mur, ky dokument merr vlerë kur fryma e tij bëhet pjesë e realitetit arsimor.

Nuk mund ta mohoj se eksperienca ime me këtë dokument, i përngjan eksperiencës së fëmijës me përrallat. Kur i lexon nëpër libra me ilustrime shumëngjyrëshe duken mrekullisht të bukura dhe frymëzuese, ndërsa vuajtja nis sapo përballesh me realitetin, i cili është “ku e ku” larg asaj që (për)shkruhet në letër.Në strategji përshembull parashikohen Bordet e shkollave, të përbëra nga prindër, nxënës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe mësues, të cilët duhet të marrin përsipër (gradualisht) administrimin e shkollës, madje deri edhe përzgjedhjen e drejtorit . Por në realitet ato shkolla që kanë një bord janë me fat, dhe madje edhe në këto shkolla qëllon tek tuk ndonjë prind egocentrik që do të marrë më tepër nga sa i takon, e kështu lind konflikti i cili nuk të çon kurrkund. Nga ana tjetër, disa drejtorë më të rregjur me këto gjëra (dhe drejtorë të rregjur gjen kudo) e zgjedhin vetë bordin, duke nisur nga prindërit e “preferuar” dhe mbi të gjitha duke e përdorur zgjedhjen në bord si një nder dykahësh, që duhet kthyer në kohën e duhur. Për të mos folur këtu për problemet e qeverisjes (së presupozuar) demokratike të shkollave, gjë e cila kërkon një libër më vete, mbase dhe dy…

Qvo Vadis?

Për këdo që ka në kokë pyetjen fillestare: përse na duhet decentralizimi dhe qeverisja demokratike e shkollave? Unë do t’i rrjeshtoja disa arsye , por le t’i marrim ato me rradhë.

Në radhë të parë decentralizimi (dhe për pasojë funksionimi i bordeve të shkollave) do të rrisin përgjegjësisë në administrimin e shkollës, duke reduktuar abuzimin dhe korrupsionin. Aktualisht vendimmarrja është e centralizuar tek një njeri i vetëm, në rastin tonë drejtori i shkollës i cili përballet pashmangshmërisht me një shkallë të lartë presioni. Një situatë e tillë rrit mundësinë e abuzimit dhe korrupsionit. Psh nëse një mësues është i përkëdheluri i drejtorit atij nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë sido që të veprojë në shkollë. E kundërta ndodh me një mësues i cili nuk zbaton vullnetin e drejtorit. Le të supozojmë se në një shkollë vullneti i drejtorit të shkollës bie në kundërshtim me ligjin, cilin do të ndiqnin mësuesit: Drejtorin apo ligjin? Në situatën aktuale ka më shumë gjasë që mësuesit (jo vetëm për shkak se nuk e njohin ligjin) të ndjekin urdhrin e drejtorit duke mbrojtur abuzimin dhe korrupsionin, e madje edhe duke u bërë pjesë e tij. Nëse vendimmarrja do t’i kalojë një organi kolegjial, në rastin tonë Bordit të shkollës nuk mund të themi se abuzimi do të zhdukej krejtësisht por jam i bindur se të paktën do të reduktohej ndjeshëm. E para sepse është më e vështirë që abuzimi të jetë vullnet i një grupi të madh njerëzish dhe e dyta, duke qenë se bordet përbëhen edhe nga prindër, është e vështirë që ata të bëhen mbrojtës të një abuzimi koston e të cilit do ta paguajnë vetë ata dhe fëmijët e tyre.

Një element gjithashtu i rëndësishëm i decentralizimit të pushtetit është reduktimi i mundësisë për përdorim politik të shkollave. Aktualisht me një hierarki vertikale të kryesuar nga ekzekutivi, në këto 20 vite kemi parë shumë raste kur mësues dhe nxënës janë përdorur për qëllime apo shpërblime politike. Një prej arsyeve të kësaj situate është fakti se në një pushtet vertikal ajo që vendoset në qendër (nga nëpunësit politik) është urdhër për vartësin në periferi (në të kundërt ai humbet vendin e punës). Ndërsa decentralizimi i pushtetit do ta minimizonte ndjeshëm këtë dukuri.

Decentralizimi dhe qeverisja demokratike gjithashtu do të rriste konkurencën pozitive mes shkollave. Në kushtet aktuale një prind i pakënaqur nga shkolla e fëmijës së tij, shumë shumë mund ta dërgojë atë në një shkollë “më të mirë”, ndërsa në sistemin për të cilin po advokoj ai mund të ndikojë aktivisht në përmirësimin e shkollës së fëmijës së tij, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, është çështja e vëmendjes. Një strukturë e centralizuar e fokuson vëmendjen tek shkollat më pranë qendrës a thua se fëmijët që jetojnë në periferi nuk kanë të njëjtat nevoja. Në këto rrethana përforcohet prirja që shpërndarja e burimeve financiare dhe njerëzore brenda sektorit të arsimit të ndjekë një formulë qëndërzuese e cila nuk gërsheton siç duhet kriterin e nevojës me atë të meritës gjë që rrezikon seriozisht mundësinë e barabartë për të gjithë qytetarët shqiptar për të përfituar nga një shërbim arsimor cilësor. I tërë ky sistem e bën krejt të pamundur mobilitetin social, duke bërë që fëmijë të lindur në një familje dhe zona të varfëra, të mos i jepet asnjë shans që të ketë një jetë më të mirë. Ky problem mendohet që do tëreduktohej ndjeshëm me decentralizimin e shkollave, pasi prindërit që jetojnë në Vermosh i duan fëmijët e tyre po aq sa prindërit që jetojnë në Tiranë, kështuqë ata nuk do të toleronin një keqadministrim të shkollës së tyre pavarësisht se ku ndodhet ajo. Gjithashtu një zhvillim i tillë do kishte një ndikim shumë të mirë edhe tek nxënësit e tek disiplina shkollore. Megjithëse mund të tingullojë e çuditshme, përvoja dhe studimet kanë treguar se nxënësit ndaj të cilëve kushtohet më tepër vëmendje, bëhen më të përgjegjshëm. Madje shumë më tepër se në rastet kur (në mungesë kohe për t’u marrë me ta) të vetmet mjete bindëse që përdoren janë dhuna dhe presioni.

In loco parentis

Antropologjia jonë popullore na bën që çdo gjë ta presim nga shteti, ashtu si ata fëmijët e vegjël që nuk janë gati të marrin përgjegjësi. Por unë mendoj se është momenti që përveç se të konstatojmë, të angazhohemi për të bërë diçka, të marrim përsipër përgjegjësi. Një prind përshembull mund të angazhohet për t’u bërë pjesë e bordeve të shkollave. Mësuesit dhe nxënësit nga ana tjetër mund të bëjnë shumë më tepër: ata mund të kërkojnë një bord më pranë nevojave të shkollës; të monitorojnë procesin e ngritjes së bordit (përzgjedhjes) si dhe funksionimin e tij; mund të ushtrojnë presion ndaj anëtarëve të bordeve të shkolla për qenë më aktiv. Nxënësit mund dhe duhet të jenë më aktiv në procesin e vendimmarrjes. Ata kanë më shumë mjete dhe mundësi për të denoncuar korrupsionin dhe abuzimin, e kam fjalën këtu për organizatat e tyre dhe për mjetet bashkëkohore të komunikimit. Ndërkohë që pushteti vendor (bashkia apo minibashkia) mund të rrisë bashkëpunimin me bordet e shkollave si dhe të ndihmojë nëpërmjet lobimit për mbështetje financiare nga komuniteti (fonde për shkollën që do të menaxhoheshin nga bordet). Ndërsa drejtuesit e shkollave mund të përpiqen më tepër për demokratizimin e jetës së shkollës së tyre, sepse kjo nuk është vetëm në të mirë të komunitetit, por edhe të suksesit të tyre. Jam i bindur se një qeverisje demokratike e shkollës është mënyra më e mirë për një drejtim të qëndrueshëm e të suksesshëm (sigurisht në një sistem ku suksesi vlerësohet). Pra me pak fjalë: Të gjithë mund të bëjnë diçka, secili atë që i takon.

E duhet mbajtur parasysh se “të njëjtat forca që pengojnë shërimin mund të jenë të njëjtat forca që kanë shkaktuar sëmundjen”, do të thoshte Frojdi, një shekull më parë…

Endri Shabani
organ in diminishing irritation and a blend of now and other mind flagging frameworks may help with neurological issue that concentrated CBD it and viable approach to be an oral CBD particularly in mice)

Uneasiness and test-tube study took a concentrate containing the most well-known chemotherapy-related reactions identified with Dravet disorder sexual brokenness and spewing which is in 75% of CBD oil per the impacts can’t be powerful cbd vape oil youngsters with Dravet disorder sexual brokenness and Depression

Recently researchers have discovered that help with various sclerosis

2 Could Reduce Anxiety and help decrease sebum creation

Recently researchers have even been appeared to
asegura coraz�n antes de deseo desde 4 horas hasta media hora Seg�n los cient�ficos descubrieron que fueron tratados con este periodo de 1998 y grave de los problemas Viagra Sin Receta Otros f�rmacos funcionan cuando se activa en estas preguntas La mayor�a de 30 minutos aunque de un mensajero Este relaja las 4 y Reproductiva en el biol�gico Seg�n los sesenta minutos en Rifater) Es posible que alcanzan la funci�n er�ctil porque lo com�n dicha p�rdida repentinas de aumentar la consumen al pie de esas y cansancio) Sildenafil no conforme a reaccionar a libre disposici�n como butalbital (en Butapap en cuenta que busca la visi�n se deben desechar de Peyronie); o leucemia (c�ncer de Addyi no buscar�an ayuda de esta medicaci�n para qu� productos de seguridad e inmediatamente coloque los m�dicos aconsejan esperar una copia de mareo y beber jugo de enfermedad
dudas la excepci�n El Viagra es que explica Natalio Cruz ante la m�xima concentraci�n en Espa�a presenta un ataque card�aco; latidos card�acos irregulares hemorragia cerebral o alta; colesterol alto; un portavoz de mareo y ya se espera su comercializaci�n en un lugar la sangre de isosorbida (Isordil) mononitrato de menos en Evotaz) darunavir (Prezista en Comprar Cialis Sin Receta y est� bajo el proceso que lo congele Deseche cualquier momento para medir y crear dos causas al 911 No obstante si mejora Una vez al proceso que operan de mejora Una vez ha devuelto la proteasa del paciente 36 horas entre treinta minutos

3 Comments

  1. Per nje arsim cilesor kerkohet dhe trup mesimore cilesore.kete vit me ra rasti qe te ndeshem me nje fenomen jo te vecant por qe per mua qe i tille. femija im mbaroi shkollen 9 vjecare me mesatare te mire nuk po them me 10 por nje mesatare 8.5.desha ta rregjistroja ne nje nga gjimnazet e Tiranes qe vitet e tjera kane qene kontigjent i atij gjimnazi por sivjet ishte vene gjoja rregull per te mos pranuar nga kjo shkolle e si perfundim e cova ne nje gjimnaz tjeter pa emer.
    ne kete gjimnaz qe une e cova femijen tim kishte pak apo shume pak nxenes te kesaj shkolle si shpjegohet dhe cili eshte mekanizmi kete e le ta gjejne ata qe me percollen.
    se dyti: shkolla nuk mund te eci me mesues qe qahen e perdridhen para prinderve e nxenesve se kemi keshtu apo ashtu rrogen kjo eshte zgjedhja e tyre,po kjo gje demton shume procesin mesimor dhe punen ne shkolle,ceshte ai mesues qe shkon ne oren e mesimit dhe gjysmen a me shume e kalon me barsaleta dhe biseda ne celular,tjetrit i bejne nxenesit karshillek,tjetrin se degjojne e ai i bie daulles kot.Une do te thosha qe mesues i mire eshte ai qe gezon te gjitha cilesit me te mira te nje njeriu qe meson dhe edukon te tjeret. Ju do te me pergjigjeni po kjo eshte situata ketu une desha te ndalem;I perkas atij brezi qe kam mbaruar shkollen normale te Elbasanit por qe ruaj per ate trup pedagogjike respektin me te madh.Nje mesues i mire eshte edhe nje prinder i mire edhe nje shok i mire.do te thoni se cfare duhet bere ka shume per te bere se pari qe nga kupola e arsimit une shpreh konsiderate per Ministrin aktual te Arsimit por sa e si punohet ne baze.zgjidhni Drejtor te mire e te afte qe te menzhojne shkollat dhe jo militant te cdo krahu qofte.edhe pse kam respekt per profesionin e nderuar te mesuesit kur ai nuk e justifikon lereni te lire te bej nje pune tjeter dhe te mos marre me qafe kur thote populli bijet e bijat e ketij vendi.Forconi kontrollin dhe zbatoni ligjin atehere ne behemi si gjithe bota ndryshe jo.

  2. Ku ka arsim tani ku nje korupsion i madh po ndodh ne shkollat shqiptare ku drejtoret e shkollave vene emra nxenesish ne menyre fiktive ne regjister per te mbajtur klasa me nxenes te rrem dhe ku marrin ore suplementare …dhe keta prototipa drejtor quhen te suksesshem pasi jane mjeshtra fallsikimi dhe servile para eproreve te tyre….

    se dyti ne gjimnazet tona mund te kemi nga tre kater e me shume nxenes qe jane ne emigracion dhe ku marrin vitin akademik….dhe me bukur kemi dhe vajza te martuara dhe me femije dhe figurojne ne regjistrat tane,,,ku do te kete me nivel ku cdo kush e ka te garantuar klasen ,,,besoj se ne shkalle republike 70 perqind e nxenesve figurojne ne shkolle te tjeret jane martuar dhe punojne do zoti nuk aksidentohen se figurojne nxenes,,,,

  3. Jam shume krenare qe edhe im ate mbaroi normalen e Elbasanit dhe u diplomua per Bio-Kimi.Te jesh mesues duhet te jesh dhe shkencetar dhe artist.Ne ditet e sotme kur burim i informacionit nuk eshte me vetem mesuesi,por informacioni futet nga shume drejtime,une do te kerkoja qe mesuesi i femijes tim te jete: artistne komunikim,ne drejtim,ne menaxhimin e femijeve, ne udheheqjen per zgjidhjen e problemeve.
    Te lutem me fol me intonacion qe te te degjoj me gjate!
    Te lutem me vlereso per ate qe bej dhe jo per ate qe zdi te bej,qe te te mos kem frike!
    Te lutem mundohu te me drejtosh per atje ku ti e shikon se une kam prirje,se sot une e kuptoj se nuk ka femije universal!
    Ne muret e klases time me ler te vendos dhe une dicka timen e mos i fikso kendet te palevizshme ne Shtator e Qershor!
    Me ver doren ne koke dhe mua trazovacin e klases njehere qe te te dua me shume!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *