Jam një mësuese me një eksperience 17 vjeçare dhe me të gjitha kualifikimet (trete dhe te dyte). Gjithashtu jam e pajisur me çertifikata kualifikuese per trajnime te ndryeshme që janë bërë.Gjithashtu kam një notë mesatare nga shkolla e lartë 8 dhe nga vlersimet që më janë bërë nga inspektimet e DAR-it jam vlersuam me shumë mirë.Por ndërrimi i vendbanimit për shkaqe të një fëmije shumë të sëmurë i cili kërkon mjek të specializuar më ka detyruar që të bëhem punëkërkuese pranë DAR-it Durrës prej tre viteve. Në asnjë rast gjatë këtyre viteve nuk më është dhënë mundësia që kriteret e mia të merren parasysh, megjithëse për lëndën që unë jap Histori-Gjeografi janë punësuar mësues që sapo kanë mbaruar shkollën ose që janë poshtë kritereve që unë kam. Do t’ju lutesha që të më jepnit ndonjë mendim se si unë mund të gjej zgjithje problemi im. Kam kërkuar që problemin ta percjell edhe në ministri, por nuk më kanë dhënë të drejtë që të takohem me ministrin.

1 Comment

  1. Me vjen mire qe ngrini nje problem te ndjeshem per komunitetin e mesuesve. Emerimet e mesuesve nuk behen mbi kritere profesinale, por mbi bazen e kontributeve politike dhe te njohjeve personale. Prandaj duhet qe kjo te marre fund. Te ngreme zerin qe kjo te sanksionohet ne ligj. Pra duhet te kete kritere profesionale per emerimin e mesuesve, te cilat duhet te jene publike, por njekohesisht duhet te kete dhe sanksione per te gjitha nivelet e punedhenesve qe nuk zbatojne ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *