Per mesuesit.

Jam shume e lumtur qe po shkruaj dicka per arsimin.Po shkruaj si ish mesuese dhe si prind.Si fillim nuk po shkruaj artikull,por po shkruaj per dicka qe me dhemb.Me dhemb shume qe vendi im nuk po ecen dot perpara, sepse nuk na e ka fajin askush, por e kemi fajin vete.Ne nuk po edukojme dot femijet tane me nje edukate qe t’i pershtatet asaj ku duam n te vemi.Dhe per kete fajin me te madh e ka shkolla.A, si nuk e dini qe mesueve tane u mungon eduakata e te sjellurit, e te folurit.A e dini qe femijet qe ne kopsht kane frike te shkojne atje, se i pret nje edukatore e vrazhde, ndoshta dhe me nje shkop ne dore.A e dini qe mesues rrahin femije, i ofendojne e ata nuk e durojne dot fyrjen dhe behen objekt i nje debati, ku ata dalin te humbur.A e dini se nxenes qe nuk shkeqejne ne disa lende, por iu pelqen letersia ,mesuesja nuk ia lexon fare hartimin, se ai quhet nxenes i dobet dhe ajo i ve note negative ?Jo reforma duhet te filloje nga keto probleme.Po nuk filloi ketej,po nuk u pa brezi i ri si e ardhmja e ketij vendi, po nuk u edukuan femijet me nje edukate te qyteteruar,nuk ka Shqiperi te qyteruar.Me kete sy duhet te shihet edhe mesuesi edhe drejtuesi.Te percoje edukate pune, aftesi ,kompetence dhe mbi te gjitha dashuri.Shume pak mesues dhe drejtues i kane keto aftesi.Ato e shohin profesionin si sigurim te ardhurash mujore vend pune i siguruar dhe aspak ndenje dhe detyre.Skolla ne vendin tone nuk i jep mundesi nxenesit te shfaqe talentin ne fushen qe ai mundet.Ne shkollen tone vihen ne gare edhe peshku, edhe zogu, edhe breshka.Secila nga keto kafshe di ta beje nje gje me mire se tjera,por qe nuk mund te garojne se bashku.A eshte detyra e mesueve ta evidentojne kete gje? A mund ta bejne nje nxenes qe nuk eshte i mire ne matematike, te ndihet mire ne shkolle se eshte i mire ne fiskulture, apo edhe ne vizatim? Si jane femijet sot do te jete e ardhmja neser, nuk eshte shprehje qe i ka ikur koha.

2 Comments

  1. E dashur zonje,shqetesimi qe ngrini ju eshte evident dhe i argumentuar nga ju eshte shume bindes.Edhe ata pak mesues dhe flas per arsimin parauniversitar,pasi ate njoh me mire,qe e duan punen e tyre,japin me te miren e mundshme,sulmohen shpesh nga te paaftet qofshin keta mesues apo kolege.Ja nje fakt:”Mesuesit sot po trajnohen per format e reja te mesimdhenies me ne qender nx.per te gjitha nivelet e shkollave,pershtatur kjo kurrikules kornize dhe sapo njeri prej tyre guxon te kerkoje ti veje ne zbatim,ose gjen mosperkrahje,ose nje mosbesim nga ata qe as kane guxuar.Dhe e justifikojne me shprehjet bajate,keto metoda jane kot,per cfare ju duhen nx.kane ca leke projektet per te marre dhe kaq,etj,dhe harrojne faktin qe vete merrnin pjese me kenaqesi ne keto trajnime,iknin kot sa te merrnin shperblimin e dites.Prandaj dhe ne shkrimin e kaluar fola per mbushjen e portofolit,te atij mesuesi qe e meriton dhe e di qe do ti vleje ky apo ai trajnim.Faleminderit.

  2. TRAJNIMET GJITHMONE NA KANE SHERBYER PER TE ECUR ME HAPIN E KOHES.pREJ TYRE KEMI PERFITUAR MJAFT.FALEMINDERIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *