si te ndertojme qytetare?

eshte nje pyetje qe ja bej vetes si ne retrospektive, ashtu edhe ne te tashmen.Ne retrospektive si ish nxenese e tashme si nene.cfare ndodh? Perse te rinjve nuk u pelqen shkolla.Nuk do te doja te gjeja pergjigje nder libra e teori,por ne praktiken mesimore shqiptare.
A jane te motivuar shpirterisht nxenesit?Mos perpiqemi tu instalojme ne veten e tyre nje menyre te nxeni qe nuk u perket? Mungon pedagogjia? A jane mjatueshem ne ekuiliber me egon e tyre mesuesit,aq sa te pranojne natyrshem nje rini krejt ndryshe nga e tyrja? Ne nje shoqeri ku mbret eshte materialja, ka shume, gjithnje e me shume njerez te palumtur, te afte apo jo ne profesionin qe ju kane zgjedhur.Per keta te rinj, zgjedh shteti,prindi, dhe shume rralle keto zgjedhje perkojne me deshirat e te rinjve.Prinderit e pasur mund te dergojne femijet e tyre ne shkollat me te shtrenjta e me te respektueshme ne bote.Ja pra, respekti i arsimit paska nje cmim….por a jane keta studente potencialisht te afte,panvaresisht nga diploma e marre,te jene te lumtur me zgjedhjen e blere? Njerez te lumtur,ja cfare edukimi ne pergjithsi duhet te perpiqet te bejme.Njerez qe dine se cfare duan, qe nuk kane frike nga gabimet e tyre,qe jane krenare per vlerat e familjes se tyre,panvaresisht nga te mirat materiale.Shqiperia nuk eshte vendi i mundesive,perkundrazi,eshte vendi i pamundesive, ndaj edhe vlerat jane relative, ndaj edhe njerezit e palumtur ne shpirt jane te shumte, ndaj edhe kurajoja qytetare eshte fshehur ne ishullin e askundit,dhe tashme ngjan si legjende…ndaj edhe njerezit kane nje frike genetike,…..si ta gjejme paqen?….mes librave te shkruar per kultura te tjera…deri kur? deri kur ne do te vazhdojme te quajme te miren e tjetrit edhe tonen?….si ka mundesi te kesh nje rini qe nuk mendon me koken e vet, qe nuk ka kuraje te jete e re, si ka mundesi qe ne shqiperi ende lindin pleq…deri kur?…

1 Comment

  1. Me vjem mire qe trajtoni nje problem te qyteteruar, “Si shkolla te nxjerre qytetare”:
    Ky eshte nje problem i thelle, qe kerkon nje koceptim te ri te te gjithe kurrikules shkollore. Nese krahasojme shkollen tone me shkollen perendimore, nder te tjera, te bie ne sy:
    Ne nje shkolle perendimore shkolla fillore eshte vazhdim i kopshtit dhe sigurisht vazhdim i lojes, vazhdim i lirshmerise, te mesuar nepermjet aktiviteteve,dhe nxënësit ndjehen të lirë në klasë. Pra, në një kuptim të figurshëm do të thoshim që arsimi fillor zhvillohet si lojë. Në këtë kuptim cikli i lartë i arsimit bazë zhvillohet so gjysëm lojë, arsimi i mesëm si mësim me nivel të lartë akademik dhe arsimi i lartë me nivel shumë m ëtë lartë.
    Ndërsa në shkollat tona arsimi fillor është shumë i vështirë, cikli i lartë i arsimit bazë është i vështirë, arsimi i mesëm bëhet më i lehtë, ndërsa arsimi i lartë është shumë i thjeshtë. Pra ka një kahje të kundërt ngarkesa midis shkollës shqiptare dhe asaj perëndimore. Kjo ka të bëjë me filozofinë e konceptimit të shkollës. Pra mendoj që duhet ndryshuar kahja e filozofisë së shkollës.
    Kjo është njëra anë, ana tjetër është se ku është e fokusuar shkolla në arritjen e njohurive shkencore apo në formimin e vlerave humane të nxënësve. Edhe ketu mund të themi se e gjithe vëmendja e shkollë sonë është fokusuar në arrijen maksimale të njohurive shkencore nga ana e nxenesve dhe pak zhvillohet ana sociale e tyre. Nxënësit kontrollohen ne lendët kryesore si matematike dhe gjuhe, mësuesit inspektohen, nga të gjitha nivelet në po këto lëndë, provimet e Lirimit apo Matura Shtetërore kontrollojnë vetëm këto dy lëndë, dhe natyrshëm shtrohet pyetja: Pse mësuesi duhet të merret me edukimin human kur këtë nuk ja kërkon asnjë nivel sipër tij? A ka ardhur koha që shkolla të fokusohet me instrumenta të sakta për të realizuar këtë me qëllim që të përgatitë qytetarë të ardhshëm? Mos ndoshta kjo duhet sanksionuar me akte ligjore?
    Enareta, gjimnaziste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *